Tenderë marrëveshje ELEM – SGS: Edhe një marrëveshje dyshimtë marre pushtetit!

CIVIL- Qendra për Liri reagon dhe vlerëson se katër marrëveshjet e Sh. A. Centralet elektrike të Maqedonisë me Agjencinë për sigurim “ Security group services” (SGS) është edhe një marrëveshje e dyshimtë e pushtetit, në periudhën kur ende nuk është zgjedhur Qeveria e re.

“Kjo është edhe një nga vargu i marrëveshjeve të dyshimta të pushtetit, të institucioneve dhe të ndërmarrjeve publike të cilat i “rrotullojnë” paratë e popullit në rreth të mbyllur, në të cilin përfituesit janë të njohur mirë për publikun. Ndërsa Civili i beson Prokurorisë Speciale Publike”, deklaroi Xhabir Deralla, Presidenti i organizatës joqeveritare CIVIL- Qendra Për Liri.

Sipas të dhënave nga faqja  e Byrosë për Furnizime Publike, të publikuara dje, Agjencia për sigurim  SGS, në dy vitet e ardhshme do ti sigurojë objektet e A.SH. Centralet elektrike të Maqedonisë, pas marrëveshjes së muajit të kaluar të lidhur me Agjencinë, të vlefshme 552.000 euro.

SGS ka qenë ofruesi më i mirë i katër tenderëve për sigurimin e CHE Mavrovë, në filialin e Manastirit të ELEM dhe Osllomej, ndërsa punëtorët e sigurimit të SGS do të patrullojnë edhe rreth drejtorisë së ELEM -it.

Kjo agjenci i siguron pothuajse të gjitha objektet shtetërore dhe institucionet në nivel lokal, ndërsa e a fituar edhe tenderin  për sigurimin e CHE Negotinë, me vlerë prej 34.000 euro. Pas shpalljes së “bombave”, LSDM-ja pretendonte se pas SGS qëndron  shefi i fuqishëm i atëhershëm i DSK-së, Sasho Mijallkov.

SGS siguron edhe një pjesë më të madhe të objekteve nga projekti “Shkupi 2014”, si dhe institucione shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button