Hamilton dominoi në Malaysi

Sot është zhvilluar gara e Formula 1 në Malaysia ku Mercedes ka dominuar duke arritur të ngjiste 2 pilotët e saj në podium. Ndërsa kampioni Sebastian Vettel dhe Ferrari i Alonso-s janë përmirësuar ndjeshëm nga gara e parë në Australi. Fitues ka dalë Lewis Hamilton, e pas tij ishte shoku i skuadrës Nico Rosberg, i treti garën e ka përfunduar Sebastian Vettel. Alonso me Ferrarin e tij e mbylli garën e i katërti.

Lewis Hamilton ia dedikoi fitoren e Cmimit te Madh te Malajzise viktimave te aksidentit te fluturimit MH370 dhe familjeve te tyre.

“Veçanërisht pas kësaj tragjedie të këtyre përmasave, unë do të doja t’ia dedikoja fitoren viktimave dhe familjeve të tyre,” tha Hamilton pas gare.

Pas kësaj ai lavdëroi skuadrën për garën fantastike dhe fitoren e tij të parë të karrierës ne Malajzi.

“Skuadra beri një punë fantastike sot me pit stopet, me thirrjet dhe gjithashtu të gjitha informatat që po më jepnin gjatë gjithë kohës ishin vërtet të sakta.”

“Pas një fundjave të vështire në Australi dhe një dimri vërtet të vështirë për të gjithë. Këtu sot kemi një turme të madhe si dhe Petronas të cilët na ndihmuan shumë me punën e tyre me skuadrën për të arritur këtë fitore. U jam të gjithëve shumë mirënjohës.”

Lajme të ngjashme

Back to top button