Busquets: Pepe? Nuk ka numrin tim të këpucës në ballë

Edhe pse tanimë është vonë nuk ka munguar as reagimi i mesfushorit të Barcelonës Sergio Busquets i cili sulmon mediat duke i quajtur të pavërteta aludimet e tyre për një goditje të tij me dashje ndaj mbrojtësit të Realit të Madrdit, Pepe.

Në El Classicon e fundit që u fitua nga skuadra e Barcelonës u pa qartë pas golit të barazimit 2-2 të shënuar nga Lionel Messi, Busquets shkeli me takë mbrojtësin portugez, kur ky i fundit ishte i shtrirë në tokë.

Mediat botëror aluduan se mesfushori i blaugranave e shkeli qëllimisht Pepen, por është vetë 25-vjeçari që hedh poshtë këto zëra duke i quajtur të pavërteta.

“Nuk  ndodhi asgjë midis meje dhe Pepes, madje nuk e kam prekur fare. Të gjitha ato që u thanë nuk ishin gjë tjeër vecse shpifje të mediave”.

“Nëse do ta kisha shkelur Pepen ai  do të kishte në ballë një shenjë me numrin 45 që është edhe numri i këmbës time”.

“Megjithatë ne jetojmë në një vend ku të gjithë tregojnë mungesë respekti ndaj të tjerëve dhe thonë atë që mendojnë’./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button