(Video) Arrestohen persona të dyshuar për kontrabandë me emigrant, mes tyre dhe policë

Policia ka shpërbërë një grup kriminal që merrej me kontrabandën e  migrantëve nga lindja e mesme. Në këtë grup ka qenë i përfshirë edhe një zyrtarë policorë.

Sipas informative të MPB-së, këtë grup kriminal e ka krijuar 38 vjeçari U.V nga Kavadari dhe 26 vjeçari P.M nga Pakistani, i cili ka statusin e azilantit dhe qëndron në qendrën për aizl në Shkup.

Ata një kohë të gjatë janë marrë me kontrabandimin e emigrantëve nga Greqia në Maqedoni. Kanë organizuar pranimin e tyre në Gjevgjeli dhe më pas transportimin e tyre në Shkup dhe Kumanovë. Migrantët me prejardhje kanë qenë Siria, Avganistani, Pakistani, Sudani dhe nga vende të tjera të lindjes së afërt dhe të largët. Qëllimi I kontrabandistëve sipas policisë, ka qenë që të u mundësohet migrantëve, kalimi në Serbi dhe vende tjera.

Këtij grupi kriminal I ka ndihmuar 39 vjeçari E.B nga Kavadari, i punësuar si zyrtarë policorë në vendkalimin kufitar në Bogorodic, i cili ka keqpërdorur pozitën duke u mundësuar migrantëve kalimin ilegal në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button