PSG rrit çmimin për Januzajn, ofron 48 milion euro

Paris Saint-Germain po insiston ta transferoj Adnan Januzajn. Klubi parisien është i gatshëm të shpenzoj 48 milionë euro për talentin e Manchester Unitedit.
Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Adnan Januzaj. Kampioni i Francës është i gatshëm t’i shpenzoj 48 milion euro për talentin e Manchester Unitedit, raporton Football Direct News.

Thuhet se pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi do të mundohet ta josh Januzajn, gjatë afatit kalimtar të verës, duke e shfrytëzuar formën e dobët të Manchester Unitedit.
Kurse, ekipi francez gjatë afatit kalimtar të janarit kishte ofruar 15 milionë funte për talentin kosovar. Por, kjo ofertë ishte refuzuar menjëherë nga ‘Djajtë e Kuqë’.

Por, PSG nuk është ekipi i vetëm që ka shfaqur interesim për Januzajn. Talentin kosovar e pëlqejnë edhe Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Bayern Munich.
Januza, i cili këtë sezon ka shkëlqyer në Premierligë, vitin e kaluar e kishte vazhduar kontratën me Manchster Unitedin deri në vitin 2018.

Ai ishte transferuar në Old Trafford në vitin 2011 nga Anderlecht. Kurse, në ekipin e parë të Unitedit ka debutuar vitin e kaluar, derisa deri më tani ka zhvilluar 22 ndeshje dhe ka realizuar tre gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button