“Sorosoidët” e VMRO-së, Gjorge Ivanov dhe Ilija Dimovski (FOTO)

Deri një ditë kishim përkrahjen e personave që sot na etiketojnë dhe me tendencë na quajnë “sorosoid”, Gjorge Ivanov, presidenti i shtetit si dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Ata dikur vetë kanë shfrytëzuar fondet nga filantropi Xhorxh Soros.

Kështu ka reaguar sot Fondacioni për zhvillim lokal dhe demokraci “Fokus” nga Velesi në akuzat se ata së bashku me disa OJQ tjera në Maqedoni po rrezikojnë vendin duke marrë shuma parash nga Soros.

Gjorge Ivanov
Gjorge Ivanov
Sorosoidet e VMRO-se (2)
Ilija Dimovski

Në reagimin e tyre, mes tjerash thuhet se nuk bashkëpunojnë me asnjë parti politike, financat i kanë transparente dhe dihet shumë mirë në opinion se qëllimi i tyre është realizimi i projekteve ku në fokus e kanë qytetarin.

LEXO: OJQ-të në Maqedoni: Institucionet shtetërore të mos bëhen vegël e sulmit ndaj shoqërisë qytetare mendjehapur

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button