Liderët në Maqedoni nuk duan të dalin në duele

Opinioni në Maqedoni është i varfër me gara të hapura politike para ekraneve të vogla, në formën e debateve apo dueleve televizive. Gara elektorale a do të sjellë edhe takim të vërtet mes liderëve? Ekspertët janë skeptik.

Debatet televizive në formën e dueleve mes liderëve të partive opozitare dhe të pozitës, janë normale në shtete me demokraci të zhvilluar. Por, jo edhe në Maqedoni.

Sipas ekspertit për marrëdhëniet me opinionin publik, Goce Pacemski, problem është se kultura politike në Maqedoni, është më e vogël se sa në vendet ku duelet televizive janë shndërruar në faktor përcaktues për sjelljen e vendimit të një numër shumë i madh votuesish.

Kërkesa për debat televiziv në mes liderëve të dy partive më të mëdha politike, sipas gazetarit Lupco Popovski, po bëhet tani më e pamundur, për shkak se partia qeverisëse nuk e konsideron duelin televiziv si një moment të garës politike.

Nëse jo duel mes liderëve të partive, ekspertët, shpresojnë se do të ketë mundësi që të ketë debat televiziv mes kandidatëve për president.

“Pavarësisht nga ao se te ne posti i presidentit të shtetit ka kompetenca të kufizuara, megjithatë ai prezanton shtetin, për këtë nuk mund të jetë pa rëndësi se kush do të jetë presidenti. Prandaj kemi të drejtë që nëpërmjet debateve televizive të dëgjojmë qëndrimet e kandidatëve”, thotë Shopar. /DW

Lajme të ngjashme

Back to top button