Pas Beyonce-s edhe Madonna me binjakë

Gjykata e Lartë e Malawit ia ka dhënë dritën e gjelbër këngëtares amerikane, Madonna-s, që të birësojë dy vajza binjake, duke e çuar në katër numrin e fëmijëve që ajo ka birësuar nga ky vend i varfër afrikan.

Birësimet e mëparshme të yllit amerikan kishin shkaktuar zemërim në mesin e disa personave në Malawi, të cilët e kishin akuzuar qeverinë se e kishte lejuar atë t’i tejkalonte ligjet që ua ndalojnë të hujave jorezidentë birësimin e fëmijëve nga ky vend.

Madonna ishte brenda gjykatës kur u dha vendimi në favor të saj, njofton zëdhënësi i gjykatës së Malaëit, Mlenga Mvula.

“Sot, Gjykata e Lartë, mori vendimin që e lejon Madonna-n të birësojë dy fëmijë,” ka thënë Mvula.

Ai ka thënë se Madonna ka buzëqeshur kur e ka kuptuar vendimin.

Madonna ka dy fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme dhe dy të tjerë të adoptuar në Malaë. Esther dhe Stella Mwale, katër vjeçe do i bashkohen familjes së madhe të këngëtares 58-vjeçare.

Adoptimi i fëmijëve apo binjakët janë tashmë ndodhi normale në familjet e aktorëve dhe këngëtarëve amerikanë. Vetëm pak ditë më parë, i gjithë globi “festoi” shtatzëninë me binjakë të Beyonce-s, që, siç zbuloi i ati më pas, doli që ishte produkt i një fertilizimi. Angelina Jolie, është gjithashtu nënë binjakësh dhe tre fëmijësh të adoptuar, që bashkë me vajzën e madhe natyrale, formojnë një familje me gjashtë fëmijë. Ashtu si Madonna, tashmë edhe ajo do të jetë një mama e vetme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button