BMW X7 arrin më 2017?

Pas prezantimit të BMW- X4 dhe spekulimit për zhvillmini e mundshëm të modelit X2, në mediet automobilistike vëmendjen më të madhe po ia kushtojnë modelit X7 që do të zërën vendin në majën e gamës të automjeteve SUV të prodhuesit bavarez.

Edhe pse për këtë ende nuk ka pohime zyrtare nga BMW-a, Automotive News merr vesh se SUV më i madh i kësaj kompanie do të lansohet në vitin 2017 ose 2018 dhe se do të prodhohet në SHBA, në fabrikën në Spartanburg, transmeton koha.net.

Në atë repart tashmë punohen modelet X3, X4, X5 dhe X6, e marrë para sysh se tregu verior amerikan do të jetë primar për plasmanin e modelit X7, kjo është zgjidhja logjike e prodhimit të BMW-së më të madhe të automjeteve SUV. Pritet që prodhimi i sivjetmë të arrijë 50.000 copë e kapacitetit i përgjithshëm do të ngrihet në 400.000 automjete.

Marrë para sysh paralajmërimet se BMW numrin e platformave të veta do ta zvogëlojë vetëm në dy, X7 do të vendoset në më të madhen e tyre dhe ai do bashkohet me modelet e prodhuesit gjerman siç janë gjeneratat tjera të serive 5 e 7 dhe të BMW- X5 dhe X6.

Pasi të arrijë në treg, BMW X7 do të jetë rivali kryesor i Mercedesit GL, e në SHBA rival i i Lincoln Navigator dhe Cadillac Escalade.

Lajme të ngjashme

Back to top button