Sorosi fajtor edhe për mbylljen e “Jugohromit”!

[Recension: Маqedonas dhe shqiptarë mbetën pa punë, ndërsa Tetova është përsëri qyteti më i ndotur]

Теksti që e recensojmë ka qasje selektive ndaj problemit me ndotjen, dhe për shembull është marrë qyteti i Tetovës, mirëpo me këtë rast nuk merret parasysh fakti se, për shembull, edhe banorët e qyteteve të tjera, si ata të Shkupit, gjatë vitit të kaluar kanë thithur ajër të ndotur me koncentrime të larta të grimcave PM10, ndërmjet 145 dhe 177 ditë. E ngjashme është gjendja edhe me qytetet e tjera, mirëpo në tekst prej kryetarëve të tyre nuk kërkohet përgjegjësi, siç është bërë me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi.

teutaLinku deri te artikulli origjinal: Маqedonas dhe shqiptarë mbetën pa punë, ndërsa Tetova është përsëri qyteti më i ndotur

Data dhe koha e publikimit: 03.02.2017

Data e recensionit: 03.02.2017

Recensuese: Silvana Zhezhova

PËRGJEGJËSI E KËRKUAR NË VEND TË GABUAR

Artikulli fillon me akuza ndaj kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, dhe disa organizatave joqeveritare të Sorosit për mbylljen e “Jugohromit”.  Mirëpo, e vërteta është se faji nuk duhet të kërkohet as te Arifi, as te organizatat, të cilave as që u janë përmendur emrat, por për to përdoet vetëm kualifikimi “оrganizata të Sorosit”. Udhëheqësia e “Јugohromit” i shkyçi furrat pas vendimit të inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, për shkak të mosrespektimit të afatit të fundit për vendosjen e filtrave, i cili skadoi më 31 tetor të vitit 2016. Me këtë rast, këtu faren nuk përmenden edhe konstatimet e organizatës joqeveritare “Еco-guerilla”, të cilat tregojnë se pa “Jugohromit”, ajri në Tetovë është më pak i ndotur.

“Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, së bashku me disa organizata joqeveritare të Sorosit kërkoi mbylljen e fabrikës “Jugohrom”, me pohimin se ajo e ndot qytetin dhe i helmon tetovarët”.

Pastaj në tekst, organizatat joqeveritare në mënyrë indirekte akuzojnë se ato janë fajtore që 700 punëtorë (është potencuar edhe përkatësia etnike), kanë mbetur pa punë, ndërsa familjet pa të ardhura:

“Në këtë presion, “Jugohromi” u mbyll para disa muajsh dhe 700 punëtorë, maqedonas dhe shqiptarë, mbetën pa punë, ndërsa familjet e tyre pa të ardhura”.

Fati i të punësuarve, të cilët qëndrimin e tyre për fillim me punë të fabrikës e shprehën edhe në protesta, e të cilat nuk përmenden në tekst, para së gjithash varet nga vendimi i menaxhmentit, e jo nga kryetarja e komunës, apo nga organizatat joqeveritare.

Problemi me ndotjen në Tetovë ekziston një kohë të gjatë, mirëpo parashtrohet pyetja për tajmingun e thirrjes në përgjegjësi të Teuta Arifit, “për mosndërmarrjen e masave serioze për katër vite për zbutjen e kësaj situate në Tetovë”. Теksti është i njëanshëm, politikisht favorizues dhe jotërësor me përcaktim të gabuar të përgjegjësisë të organeve kompetente për mosndërmarrjen e masave. Titulli është tendencioz dhe e dezinformon publikun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button