Aeroplani i “Malasyia Airlines” ende mister

Pasi nisën kërkimet për aeroplanin e zhdukur për të cilin mendohej se më në fund është gjetur në Oqeanin Indian, këto kërkime rezultojnë pa sukses. Kjo pasi që një anije kineze dhe ajo australiane nuk kanë arritur të identifikojnë mbetjet e aeroplanit “Malasya Airlines”.

Edhe pse këto dy anije gjetën mbetje në Oqeanin Indian, nuk ka rezultuar të konfirmohet se këto mbetje janë të aeroplanit të zhdukur më 8 mars, e që në bord kishte 239 persona.

Aeroplanët kinezë po ashtu kanë vazhduar të fluturojnë mbi zonë dhe kanë dalluar objekte të reja.

Ndonëse, ditë më parë kryeministri malajzian Najib Razak ka deklaruar se aeroplani është gjetur dhe gjithë personat në bord nuk kishin mbijetuar, tashmë kjo gjë ende nuk është vërtetuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button