Zhbogar: Me padurim të formohet Qeveri e re

Bashkimi Evropian me padurim pret të formohet Qeveri e re në Maqedoni, ndërkaq vendimi se çfarë Qeverie ose koalicioni do të formohet është e partive politike, deklaroi ambasadori Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës në Prilep në kuadër të fushatës “BE për ty”, njofton Portalb.mk.

“Ajo çfarë është më me rëndësi është se e shohin që partitë politike e përkrahin agjendën e BE-së. Besojmë se mu agjenda evropiane është qendra ose indi që do t’i bashkojë të gjitha partitë në vendin tuaj. Agjenda e tillë, shpresojmë se do të jetë më gjerë e përkrahur jo vetëm nga partitë të cilat janë në pushtet, por edhe nga opozita”, tha Zhbogar.

Sipas euroambasadorit, partitë politike vendosin se çfarë koalicioni duan, gjegjësisht çfarë Qeverie do të formojnë.

“Ne si BE nuk kemi qëndrim në lidhje me atë çështje, por në interesin tonë është që të formohet koalicion i fuqishëm në kontekst të zgjeruar, të gjithë të japim mbështetje për realizimin e agjendës evropiane”, shtoi Zhbogar.

Ai gjithashtu, e paralajmëroi edhe vizitën e eurokomesarit, Johanes Han, i cili do të ketë takime bilaterale me liderët partiak.

“Komesari Han fillimisht do të shohë se ku qëndrojmë dhe çfarë mundet BE të bëjë që më tej ta përkrahë vendin”, tha Zhbogar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button