Në Mal të Zi kërkohet dorëheqja e prokurorit special

Policia malazeze ka arrestuar sot në mëngjes shoferin e liderit të Frontit Demokratik (FD) Andria Mandiç, Mihail Çagjenoviç. Ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale, por kompetentët ende nuk kanë shpalosur arsyet, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të arrestimit të shoferit të lideri të kësaj partie, FD bëri thirrje për ndërrimin e prokurorit special Milivoj Katniç.

Nga FD-ja në konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë theksuan se Çagjenoviç siç pretendohet është marrë për t’u intervistuar pasi ish-agjenti serb Sllavko Nikiç, e solli Andria Mandiç në lidhje me tentimin për sulmin terrorist në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor të vitit 2016.

Ditëve të kaluara në opinionin flitej se Nikiç dhe Çagjenoviç kanë qenë në kontakt me personat të cilët janë të involvuar, disa direkt, disa indirekt me organizim të grupeve, planet e të cilëve u penguan me aksionin policor dhe arrestimin e 15 tetorit, një ditë para votimit për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button