Forca më e fortë edhe në “Gazi Baba Open”

Klubi i karatesë “Forca” sërish ka triumfuar në një turne ndërkombëtar, kësaj radhe në aktivitetin masovik që u zhvillua në Shkup “Gazi Baba Open 2014″ e që e njëjta ishte nen organizim te klubit të karatesë “Tigar”. Trajneri Muharem Imeri u paraqit me 20 sportiste, ku prej tyre u fituan 14 medalje (7 te arta, 4 te argjendta dhe 3 te bronzta). 

Me medalje ari u stolisën: Jusra Ademi (disiplina makevare, 9 vjet), Suhejb Veseli (kata individuale, 8 vjet), Jon Dardhishta (disiplina makevare, 7 vjet), Janina Dardhishta (makevare, 7 vjet), Efrah Halimi (kumite, 12-13 vjet, -50 kg) dhe Mahmut Qamili (Junior -76kg), i cili në fund u shpall sportisti me i mirë dhe me atraktiv duke e fituar kupën si dhe dekoratën “Filipit II”. Nga ana tjetër, argjend morën Verona Ajdini (kumite, 12/13 vjet, -45kg), Jusra Ademi (kata, 9 vjet), Sajra Morina ne kumite, 12/13 vjet, -50kg) dhe Mevlud Memedi (kumite, 12/13 vket, -45kg). Me bronz u desh të pajtohen Ndriçim Asani (disciplinen makevare), Fatmir Demiri (Junior, +76kg) dhe Erkan Lusjani (Junior, -76 kg). Në fund klubi Forca u shpall me i suksesshmi ne turne dhe fitoj kupën duke e lëne prapa klubin nga Bullgaria dhe klubin Ronin nga Prilepi. 

Pas Mahmut Qamilit qe u shpall më i miri, u dallua edhe Jusra Ademi e cila fitoj 3 medalje si dhe Janina Dardhishta 2 medalje por edhe tjerët qe treguan luftëra te mira dhe paraqitje te bukura ne kata. KATA ekipore ekipi ka fituar medalje ari (ekipi për moshë 9 vjeçar e përbëre nga Jusra Ademi, Arta Bushi dhe Janina Dardhishta). Arta Bushi e mori vendin e tretë në Makivara edhe pse e njëjta ka mundur edhe të triumfoj nëse do ishte referimi i drejtë.

“Nuk mbaj mend që në Maqedoni ka pasur një turne kaq masovik e cila zgjati disa orë. Garuesit e mi treguan mjaft paraqitje të mirë dhe jam shumë i kënaqur me suksesin e arritur”, tha trajneri Muharem Imeri, gjithashtu ketë sukses e ka përshëndetur edhe kryetarja Shkodrane Dardhishta e cila prej që u kyç në këtë klub, sukseset dita ditës po shtohen edhe më shumë. Ish karateistja gjatë gjithë kohës ishte në palestër ku edhe i motivonte garuesit e saj. Cekim se në këtë turne morën pjesë 9 shtete nga 69 klube me 705 sportiste.  / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button