Gjykata Evropiane i kërkon Rusisë të kompensojë aktivistët opozitarë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut urdhëroi Rusinë t’i paguajë një grupi të aktivistëve rusë 183,000 euro kompensim, për kufizimin e së drejtës së tij për të mbajtur tubime publike, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Vendimi është postuar në ueb-faqen e gjykatës të martën.

Sipas këtij vendimi, Rusia duhet të paguajë midis 7,500 euro dhe 10,000 euro për secilin nga 23 aktivistët rusë, të cilët përfshijnë avokatin e të drejtave të njeriut, Lev Ponomaryov, dhe udhëheqësin e lëvizjes opozitare “Fronti i Majtë”, Sergei Udaltsov.

Aktivistët kanë paditur Rusinë duke thënë se në periudhën 2009-2012, autoritetet lokale, në mënyra të ndryshme, kanë penguar së paku 28 tubime dhe marshime të tyre publike.

Gjykata konstatoi se e drejta e aktivistëve për të mbajtur tubime publike është shkelur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button