Demi Moore nuk është nënë e mirë

Të bijat e njërës prej aktoreve më të famshme Demi Moore, përsëri kanë vendosur të largohen nga nëna e tyre. Pasi që sipas tyre, Mur nuk është një nënë e mirë, gjithmonë në rend të parë ka veten dhe interesat e saj.

Qëkur ka dëgjuar se ish i dashuri i saj aktori Ashton Kucher dhe Mila Kunis po presin fëmijë, Demi duket se është shokuar tërësisht. Lidhja e luhatshme që ka ajo me të bijat tashmë edhe më shumë u luhat, pasi që bëhet e ditur se vajzat e saj janë lodhur duke u marrë me dëshpërimet e së ëmës.

Ndërkaq ato janë distancuar përsëri nga nëna deri sa ajo të kuptojë se ajo duhet të jetë një nënë e mirë dhe të vazhdojë jetën e saj siç ka vepruar Kutcher. Ndërkohë Demi Mur ka vendosur të udhëtojë jashtë vendit në mënyrë që të ikë nga paparacët dhe pyetjet për gjendjen e saj emocionale.

Sipas mediave të huaja, Demi gjithmonë ka qenë xheloze në Mila Kunis, madje edhe para se Ashton ka filluar lidhjen me të. E kështu lajmi që Mila po pret fëmijë nga aktori e ka bërë Demi Murin të dëshpërohet total, meqë ajo ka dëshiruar shumë që të ketë një fëmijë me Ashton. Ndryshe për dikë siç është Demi Moore ky është një dështim total, pasi që e dimë se ajo është e opsesionuar me të qenit e re, sidomos qëkur ish bashkëshorti i saj e ka tradhtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button