Ambasada e SHBA-së: Kërcënimet i kemi denoncuar në MPB, por nuk kërkojmë ndjekje penale

Ambasada e SHBA-së në Shkup i informon autoritetet e Maqedonisë për kërcënimet që kanë ardhur deri te ata nga burime të ndryshme, por nuk ka kërkuar që kryerësit të ndiqen penalisht, por atë t’ua lë institucioneve kompetente në vend, thonë nga Ambasada e SHBA-së në lidhje me padinë penale të MPB-së kundër shkupjanit i cili i është kërcënuar ambasadorit Bejli nëpërmjet “Facebook-ut”, njofton Portalb.mk.

“I ndajmë informatat për kërcënim me autoritetet e Maqedonisë, edhe nëse vijnë nga thirrjet telefonike, letrat ose burimeve tjera. Ne nuk kemi kërkuar që të ndërmerren masa juridike, ajo varet nga autoritetet kompetente. Duam që theksojmë se personi në  fjalë na ka kërkuar falje dhe ne e kemi pranuar faljen e tij”, thonë nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Përndryshe MPB njoftoi se, i paraqituri në periudhën prej 14 deri më 16 prill të vitit 2016, nga profili i tij në “Facebook” në disa raste në faqen zyrtare të profilit të “Facebook-ut” të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni ka publikuar komente me përmbajtje të pahijshme dhe ka dërguar kërcënime indirekte deri te përfaqësuesi diplomatik i SHBA-së në Maqedoni dhe drejt familjes së tij”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button