Turqia voton

Votuesit janë drejtuar për në qendrat e votimit në 32 provincat e Turqisë për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillit të qytetit nga 26 parti të ndryshme.

Mbi 52 milionë votues do të votojnë në rreth 200.000 qendra të votimit në të gjithë vendit.

Për shumë qytetarë turq dhe komunitetin ndërkombëtar, rëndësia e këtyre zgjedhjeve shkon përtej administratës lokale, me rezultatin që pritet të ketë pasoja më të gjera në politikë si brenda vendit dhe më gjerë, transmeton Mesazhi.

Sipas rezultateve të anketës së mbajtur më 22 dhe 23 mars, të publikuara në World Bulletin, AKP e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ka mbështetjen e 46 për qind të votuesve, ndërsa në vendin e dytë do të jetë partia republikane popullore pro- Ataturkut – CHP me 27 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button