Ivanov premton Evropën, Popovski do të pranojë formulën e dyfishtë për emrin

Gjorgje Ivanov ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në  Veles. Nga ky qytet, Ivanov është shprehur se nëse votohet për herë të dytë president, do të afrojë Maqedoninë më afër Evropës dhe se Evropën do ta sjellë në Maqedoni.

“Kjo do të ndodhë përmes reformave të shumta që po vazhdojnë. Kam ardhur këtu me fytyrë të pastër të kërkoj mbështetjen tuaj për mandat të dytë. Unë jam i njëjtë sikur para pesë viteve kur kam kërkuar besimin tek ju. Kemi punuar bashkërisht dhe do të punojmë”, theksoi Ivanov.

Më tej, Gjorgje Ivanov ka përmendur disa nga punët që ka bërë në mandatin e parë si kryetar shteti.

Në po këtë tubim, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe anëtari i lartë i VMRO-DPMNE, Vladimir Peshevski theksoi se Ivanov është personalitet i kombit, kulturës dhe historisë maqedonase.

Zoran Popovski, kandidati presidencial i partisë GROM, ka theksuar se është simptomatike, fakti se Gjorgje Ivanov, gjatë pesë viteve të tij në funksion nuk arriti që të kontestojë qoftë edhe një ligj të Qeverisë.

Popovski, në një intervistë për radion Evropa e Lirë, thotë se do të ri-aktualizonte qëndrimin për formulën e dyfishtë për emrin.

“Mendoj se kjo do të ishte zgjidhje e problemit që do të ishte me të vërtetë e pranueshme, nëse do ët arrinim që të bindnim Greqinë se neve nuk na intereson territori i tyre dhe gjithçka që ka të bëjë me integritetin territorial të tyre”, thotë Popovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button