Maqedoni, ja nga sa para do të fitojnë partitë politike nga zgjedhjet

Partitë të cilat morën më së paku 1.5 përqind të votave nga numri i përgjithshëm i votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, bashkarisht do të fitojnë 274.882 euro, njofton SDK.mk, përcjell Portalb.mk.

Koalicioni i VMRO-DPMNE-së ka marrë 454.577 vota, dhe sipas kësaj do të fitojë 110.872 euro.

Koalicioni i LSDM-së nga zgjedhjet doli me 436.981 vota ku sipas të cilave në llogari do t’i transferohen 106.580 euro. Për Bashkimin Demokratik për Integrim i cili fitoi 86.796 vota parashihet t’i përcillen 21.169 euro, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i cila arriti të marrë 30.964 vota do të fitojë 7.600 euro. Aleanca për Shqiptarët ka fituar 35.121 vota ku në bazë të së cilave do të marrë 8.566 euro. Të ardhura nga buxheti i shtetit do të fitojë edhe, VMRO për Maqedoninë e cila fitoi 24.524 vota dhe do të marrë 5.981 euro, kurse BESA e cila fitoi 57.868 vota do të marrë 14.114 euro.

Prej partive të cila ishin pjesëmarrëse në zgjedhje por që nuk do të marrin para janë koalicioni për Drejtësi dhe ndryshime, E majta, Partia Liberale, kjo nga shkaku se nuk kanë arritur të fitojnë 1.5 përqindëshin e votave të përgjithshme.

Në Kodin zgjedhor, në pjesën për kompensim të shpenzimeve gjatë zgjedhjeve thuhet se, të drejtë për kompensim të shpenzimeve gjatë zgjedhjeve kanë të gjithë pjesëmarrësit në fushat zgjedhore, nga të cila lista kandidatësh është zgjedhur kandidati për President të Maqedonisë, kandidati për deputet, anëtari i këshillit, respektivisht kandidati për kryetar komune, për 15 denarë për çdo votë të fituar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button