Sot duhet të mbahet seancë gjyqësore pas padisë kundër Pançevskit për mobing

Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, në ora 12:30, është caktuar seancë e procesit gjyqësor kundër ish kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, pas padisë që kundër tij e ka ngritur Goran Stamenkovski, nga Departamenti për Resurse Njerëzore në Gjykatë, njofton Portalb.mk.

Përpara gjykatësit për konteste në  punë, Pançevski sot duhet ta deklarojë mbrojtjen e tij ndaj padisë private që e ka paraqitur Stamenkovski. Ai është ankuar se Pançevski, në periudhë të gjatë kohore e ka dërguar në pozita tjera të punës dhe e ka dënuar. Paditësi patjetër edhe të plotësojë normë, e cila nuk ekziston në praktikën e Gjykatës, thuhet në padi.

Përveç padisë, Stamenkovski ka paraqitur edhe dy padi penale kundër ish shefit – për maltretim në detyrën zyrtare dhe për shkelje të barazisë.

Gjykata Themelore Shkupi 2, në 28 dhjetor të vitit të kaluar e ka pranuar padinë private për mboing, të paraqitur nga Stamenkovski. Më 23 janar të këtij viti, duhej të mbahet seanca e parë, megjithatë Pançevski, nuk u paraqit në Gjykatë /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button