Ahmeti: Ideja e presidentit konsenzual nuk është bombë atomike

Vendimin e partisë tonë ne ua prezantuam bashkë-qytetarëve tanë dhe bashkësive më të vogla etnike dhe nuk e kemi mendjen të shkojmë pas, fuqishëm do ti qëndrojmë pas kësaj platforme dhe filozofie cila është pasuri për të gjithë në Maqedoni. Kështu foli sonte, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Kumanovë ku prezantoi idenë e kësaj partie për president konsenzual dhe bojkot të zgjedhjeve presidenciale. 

“Presidenti është personi i cili duhet ta prezantojë shtetin dhe popujt që jetojnë në të. Bashkëqytetarëve tonë maqedonas dhe liderëve politik maqedonas të cilët e marrin legjitimitetin nga populli maqedonas u sugjerojmë të jen më të guximshëm, më të arsyeshëm, ideja jonë mos të keqpërdoret ose keqinterpretohet në mënyrë që të prezantohet si ide e rrezikshme për popullin maqedonas. Kjo ide nuk është atom i cili do të shkaktojë bombë atomike, por e kundërta, do të krijojë paqe, stabilitet, siguri dhe afrim mes bashkësive” tha mes tjerash Ahmeti.

Ai potencoi se të gjithë jetojmë nën një qiell, ndërsa ideja për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO duhet të na bashkojë të gjithëve. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button