Kanye West ndryshon qëndrim, del kundër Trumpit

Reperi dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara kishin lavdëruar njëri-tjetrin jo shumë kohë më parë, pasi ishin takuar në Neë York në muajin dhjetor.

Ky takim i tyre erdhi pasi reperi West kishte thënë se nuk ka votuar në zgjedhjet e nëntorit 2016, por ai do të kishte hedhur votën e tij për Donald Trump, nëse ai do të votonte, transmeton Klan Kosova.

Pas takimit të tyre, Trump kishte thënë se West është “një njeri i mirë” dhe ka shtuar se ata kanë qenë miq për “një kohë të gjatë”.

Kanye kishte thënë në atë kohë se ai vetëm donte të kishte një fotografi me presidentin e 45-të të Amerikës, por postimi i fotografisë së tyre në llogarinë e reperit në Twitter kishte marrë dhenë.

“Unë besoj se është e rëndësishme të kemi një komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin e ardhshëm, nëse ne duam ndryshim. Unë doja të takohesha me të për të diskutuar disa çështje, si ngacmimet në shkolla, mbështetjen e mësuesve, kurikulat modern të mësimit dhe dhunën në Chicago”, kishte shkruar West në Twitter.

E tash duket se qasja e reperit ka ndryshuar krejtësisht. West ka folur për TMZ duke thënë se ai është krejt i palumtur me dy javët e para të Trumpit si president.

Sipas TMZ, reperi është i pakënaqur me presidentin Trump, sidomos në ndalesën që ai i ka bërë myslimanëve, dhe kjo e ka kthyer atë kundër tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button