Thaçi: Ahmeti gënjen, unë nuk isha kur ai është marrë vesh për uljen e cenzusit

Me kandidaturën time për president duam të dëshmojmë se edhe shqiptarët munden ti udhëheqin funksionet kyçe në shtet. Kështu ka porositur kandidati për president nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Iljaz Halimi sonte para banorëve të Reçicës së Madhe në Tetovë. 

“Ideja e BDI-së për kandidat konsenzual është e gabuar. Fushata që ata e udhëheqin është kundër shqiptarëve. Ata kërkojnë nga shqiptarët mos të votojnë për mua ndërkaq nga ana tjetër kërkojnë kandidat konsenzual. Ti rikujtoj ata se ai president konsenzual nuk do të jetë shqiptar. Prandaj e kërkoj mbështetjen tuaj, ta mundim këtë strukturë politike që punën kundër interesave të shqiptarëve” tha Halimi.

BDI dhjetë vite punën kundër shqiptarëve duke miratuar buxhet nga i cili shumica e parave shkojnë për projektin “Shkupi 2014” tha lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ai tha se Ahmeti gënjen kur thotë se edhe PDSH ka marrë pjesë për uljen e cenzusit.

“Cenzusi u ul në një nga takimet e liderëve të partive politike ku unë nuk isha prezent. Ai bën thirrje për bojkot të presidencialeve por jo të parlamentareve sepse dëshiron të mbetet në pushtet që mos të zbulohet kriminaliteti i tij” tha mes tjerash Thaçi.

Ai tha se kërkon vazhdimisht debat me Ali Ahmetin, por ai i ik, duke ia nxjerrë do të ri që thonë se ka vjedhur para me miliona. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button