OJQ-të në Maqedoni: Institucionet shtetërore të mos bëhen vegël e sulmit ndaj shoqërisë qytetare mendjehapur

21 organizata jo-qeveritare sot në Shkup dërguan porosi publike deri te të gjitha institucionet shtetërore, të cilat posedojnë informata për punën e organizatave qytetare, që të mos i tejkalojnë kompetencat ligjore dhe të mos vendosen në shërbim të sulmit jodemokratik kundër shoqërisë qytetare mendjehapur.

Gjithashtu, kërkuan që nga ana e ashtuquajturës lëvizje “Stop Operacioni Soros” të kërkojnë falje brenda shtatë ditëve për gënjeshtrat dhe shpifjet e 4 shkurtit, kundrejt organizatave joqeveritare, njofton Portalb.mk.

“SOS”-i në publik ka paraqitur të dhëna të pavërteta dhe manipulative më qëllim që të heshtin zërin e shoqërisë qytetare, të diskreditojnë dhe të zymtojnë të arriturat e tyre. Kjo kërkesë publike ndaj SOS-it është në pajtueshmëri me ligjin për shpifje dhe fyerje dhe duhet të realizohet brenda 7 ditëve, në të kundërtën do të ngremë padi ndaj tyre”, u shpreh Filip Stojanovski nga OJQ “Metamorfosis”.

Nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur u paraqitën vlera se sa para ka shpenzuar gjatë veprimtarisë dhe për çfarë, duke demantuar edhe njëherë faktin se nuk kanë përkrahur protestat e “Revolucionit të larmë”, qoftë moralisht, qoftë edhe financiarisht.

“Në dhjetor të 2016, për përkrahje të shoqërisë qytetare, “FSHH”-ja ka shpenzuar 145 milion dollarë, ku 110 milion prej tyre janë nga Sorosi nëpërmjet Fondacionit shoqëri e hapur, dhe 35 milion dollarë të tjera janë siguruar nga grante dhe donatorë të shumtë. Vetëm në Maqedoni Sorosi ka siguruar 27.5 milion dollarë kredi. Të gjitha këto janë rezultat i punës 25 vjeçare të “FSHH”-së. Hedh poshtë edhe njëherë të dhënat se kemi përkrahur ndonjë parti politike apo protestë. Ne nuk kemi përkrahur as moralisht, e as financiarisht protestat e Revolucionit të larmë”, tha Sllavica Inxhievska nga “FSHH”-ja.

Në këtë konferencë, poashtu u bë e ditur se organizatat joqeveritare nuk kanë pasur qëllim të nxisin krizë politike, dhe aq më pak nuk kanë pranuar para nga ndonjë parti politike.

“Ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi synim të destabilizojmë shtetin dhe nuk kemi nxitur krizë politike, nuk kemi punuar për qëllime partiake, nuk jemi formuar qëllimisht para zgjedhjeve, nuk i kemi nxitur refugjatët që ilegalisht të kalojnë kufirin, nuk kemi qenë të paguar që të shkojmë në protesta dhe nuk kemi fituar milionë dollarë për qëllime partiake. Sa ju përket raporteve financiare të OJQ-ve themi publikisht se ende nuk është realizuar llogaria përfundimtare për vitin 2016.

Nga një tjetër pjesëtare në këtë konferencë, u bë e ditur edhe roli dhe qëllimi i 21 organizatave joqeveritare.

“Ashpër i demantojmë të gjitha gënjeshtrat e thëna. Dhe me plot bindje kujtojmë së jemi organizata që punojmë për lirinë e shprehjes, për ujë të pastër pa Arsen, për të drejtat e punëtorëve, për lirinë e mediave, për lajme të sakta të bazuara në fakte, e jo në gënjeshtra dhe manipulime. Për atë dërgojmë porosi deri te qytetarët e Maqedonisë se ne do të vazhdojmë punën tonë në drejtim të lirisë, demokracisë, barazisë, drejtësisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe se edhe më tutje do të punojmë ndershmërisht, me vëmendje, në mënyrë jopartiake, të pavarur dhe transparente”, tha Lençe Hristova nga OJQ “OGS”.

Përndryshe, kjo konferencë për media e organizatave joqeveritare vjen pas konferencës për shtyp të 4 shkurtit, të lëvizjes “Stop Operacioni Soros” (SOS), të cilët thanë se dhjetëra organizata joqeveritare, sipas tyre, kanë ndikuar në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe se kanë pranuar milona eurosh nga Fondacioni Shoqëri e Hapur, dje shumë OJQ kanë reaguar me demante ndaj SOS-it, duke demantuar shpifjet dhe gënjeshtrat me qëllim të prishjes së reputacionit të OJQ-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button