“Klasë Hibride” në “Zef Lush Marku”

Në kuadër të pilot projektit “Klasë Hibride”, në orën e lëndës së informatikës, dje është mbajtur, orë mësimore në largësi me profesorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Artan Luma. Në këtë rast nxënësit fituan njohuri në lidhje me njësinë mësimore:

“Në këtë rast nxënësit fituan njohuri në lidhje me njësinë mësimore: “Shprehjet relacionale dhe urdhri if”. Në kuadër të këtij pilot projekti janë trajnuar për fazën e parë 20 profesor-ë/esha nga shkolla jonë, që do t’i zbatojnë orët nga lëndët e ndryshme me TIK, duke aplikuar trajnimin paraprak nga Samsung Smart School, në këtë gjysmëvjetor me gjeneratat e viteve të para dhe të dyta. Duke cituar njeriun e sakrificës, Nelson Mandela, “ Edukata dhe arsimi janë armët më të fuqishme, që ne mund ti përdorim për të ndryshuar botën”, urojmë profesorët tanë për punën që po bëjnë dhe dëshirojmë, që në një të ardhme të afërt të jenë të gjithë të kyçur në këtë projekt për aplikimin e teknologjive më të përsosura në procesin edukativo – arsimor!”, thuhet në kumtesën e Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button