Forumi Rinor Arsimor: “SOS” të kërkojë falje për gënjeshtrat

Organizata “Forumi Rinor Arsimor” (FRA) ose e njohur në opinion si “MOF” ka shprehur papajtueshmëri dhe revolt ndaj informatave të pasakta të publikuara në konferencën për shtyp nga ana e tre përfaqësuesve të të ashtuquajturës lëvizjes “Stop Operacioni Soros” i mbajtur të premten, por edhe të shkrimeve të mediave të cilët i kanë transmetuar në mënyrë tendencioze, njofton Portalb.mk.

“Vlerësimet se organizata është skajshmërisht e partizuar janë të pabaza, “MOF” është organizatë e cila nuk a përkrahur asnjë parti. Edhe pse personat në fjalë thanë se ne kemi organizuar protesta, duhet të themi se ne nuk kemi qenë organizatorët e protestave kundër testimit ekstern, por as lidhur me protestat kundër arsimit. Atë çfarë e kemi bërë kanë qenë peticionet, analizat dhe rekomandimet, në bazë të nevojave të nxënësve  dhe stutendëve. Përvoja jonë dhe ekspertiza, kanë qenë të dorëzuara në institucionet e shtetit dhe janë publikuar në opinion që ta përmirësojmë arsimimin në Maqedoni i cili për momentin është në nivel shumë të ulët”, thonë nga “MOF”.

“MOF” kërkon që “SOS” të kërkojë falje për ashtu siç thonë gënjeshtrat e plasuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button