Pendarovski tallet: Ma jepni votën ta fitoj kundërshtarin Zhak Shirak

Për herë të parë pas pavarësimit të Maqedonisë, në këtë vend ka të burgosur politik dhe gazetarë të gjykuar pa nevojë. Unë jam i gatshëm të dal në duel me kandidatët e tjerë për president por si duket shefi i Ivanovit këtë nuk ia lejon, kështu u shpreh sot kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski në Veles.

Ai kërkoi mbështetjen e tyre për të ngadhënjyer ndaj Popovskit, Halimit dhe me tallje e quajti Gjorge Ivanovin, Zhak Shirak për shkak të gafit të këtij të fundit bërë në një shou televiziv.
LEXO: Ivanov radhit gafet, Zhak Shirak ishte president i Amerikës?!

“Kur Qeveria do ti heq duart nga sektori privat dhe kur gjyqësori të bëhet i pavarur atëherë dhe të rinjtë nuk do ta lëshojnë Maqedoninë. Në këtë moment vendi jonë është i sulmuar nga të gjitha anët dhe ka presion të madh nga termitet që kontrollojnë cdo cep, por unë do të mundohem që si president i shtetit të ndikoj dhe këtë gjë ta ndryshoj” tha mes tjerash Pendarovski.

Njëkohësisht, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev iu drejtua masës së tubuar në Prilepi duke thënë se në zgjedhjet e dyfishta do ketë fitore të dyfishtë-Zaev do jetë kryeministri i ardhshëm, ndërsa Stevo Pendarovski presidenti i ri.

“Pendarovski është njeriu më i popullarizuar në Maqedoni në dy javët e fundit. Maqedonia e pret presidentin e saj, e prêt Pendarovski”, ka theksuar Zaev duke shtuar se presidenti aktual nuk i ka mbrojtur interesat e qytetarëve, por të liderit të tij partiak, Nikolla Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button