Në Pakistan vritet një diplomat afgan

Njoftohet se është vrarë një diplomat afgan me detyrë në qytetin Karaçi të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i policisë Mushtak Mahar në një deklaratë për gazetarët tha se Abdu Zaki i cili ishte sekretar i tretë në kryekonsullatën afgane, është qëlluar për vdekje pas një debati nga roja private afgane e sigurisë me emrin Hajatullah.

Mahar gjithashtu është shprehur se i dyshuari është ndaluar nga forcat e sigurisë.

Duke vënë në dukje se ekipet e ardhura në vendin e ngjarjes janë duke mbledhur provat, Mahar ka tërhequr vëmendjen se ngjarja nuk është një akt terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button