Kini kujdes nga fotot që përmbajnë malware

Kriminelët kibernetikë i përdorin imazhet në një sërë mënyrash që mund të infektojnë kompjuterin tuaj. Në shumicën e rasteve fotoja është ajo që është më pak e dëmshme. Përgjithësisht, bëhet fjalë për marifete që ju tërheqin të klikoni diçka. Megjithatë, ka edhe rastet kur një skedar .jpg ka ndonjë virus apo malware në brendësi të tij, nuk janë të rralla.

Ju mund ta dini tashmë se me linqet në e-mail-e duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos i klikoni nëse ju duken të dyshimta. Por, në e-mail-e vijnë shpesh edhe imazhe, të cilat janë të përfshira në to dhe ju infektojnë kompjuterin në momentin që hapni e-mail-in. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e ofruesve të shërbimeve të postës elektronike nuk i shfaqin automatikisht imazhet.

Një marifet tjetër është luajtja me formatet e skedarëve. Kështu për shembull, nëse një skedar është i tipit adorable.jpg.exe, shumica e kompjuterëve Windows do ta shfaqin si adorable.jpg. shumë përdorues do të mendojnë se është thjesht një imazh i padëmshëm, kur në fakt, bëhet fjalë për një program të ekzekutueshëm. Dhe kështu ndodh infektimi i kompjuterit.

Së fundmi, është edhe metoda e quajtur steganography, e cila, në fjalorin dixhital, ka kuptimin e fshehjes së të dhënave në një tip tjetër skedari. Një skedar .jpg mund të përmbajë bite shtesë brenda imazhit, pa ndikuar dukshëm në pamjen e tij. Të dhënat shtesë mund të jenë kode dashakeqëse, të cilat janë të enkriptuara dhe vështirë për t’u identifikuar.

Si mund ta mbroni veten?
Gjithmonë mbajini të përditësuara sistemin operativ, shfletuesin dhe antivirusin. Këtë gjë duhet ta dini me kohë. Tregoni kujdes nga fotot, origjinat e së cilave nuk i njihni. Së fundmi, bëjeni Windows-in t’ju tregojë formatet e skedarëve në mënyrë që të mos ngatërroheni. Shkoni tek Folder Options dhe në tabin View çaktivizojeni opsionin Hide extensions for known file types. 

Lajme të ngjashme

Back to top button