Të eliminoni celulitin me tre lëvizje

Te luftosh celulitin nuk është diçka e thjeshte kur mbi te gjitha ke pak kohe ne trupin tuaj. Çfarë te bëni? Ne fakt, celuliti nuk është i njëjtë ne gjithë trupat, ka disa faza:1 faze te re (shfaqja e pare), faza e maturuar (kur është shfaqur dhe qëndron), faza e pleqërisë (kur gjithçka duket e pamundur). Ne çdo këto raste mund te procedoni me veprime te thjeshta edhe ne shtëpinë tuaj. Celuliti formohet mbi te gjitha ne zonën e muskujve gluteal, te ijëve dhe te kofshëve për shkak te jetës pa aktivitet, te punës ne zyre etj.

1- Ecni. Është shume e rëndësishme te ecni, te lëvizni, te shkrini ato zona qe ju bezdisin aq shume. Beni një xhiro ne qendër, dilni me një mikeshe për te diskutuar, me pak fjale, duhet te ecni. Akoma me mire nëse merreni me ndonjë sport. Shume e këshillueshme është dhe gjimnastika ne ujë, uji ndihmon lëvizjet e këmbëve, gjithashtu edhe kërcimi është një alternative e shkëlqyer.

2- Masazhohuni. Masazhet anticelulit, ato te cilat kërkojnë pak impenjim dhe force, janë shume te nevojshëm për te luftuar celulitin. Përdorni një krem te mire, bëni balte dhe një scrub.

3- Kontrolloni ushqimin. Është një nder shkaqet me te mëdha për prezencën e celulitit. Evitoni ushqimet me shume yndyre, reduktoni dozat e kripës ne ushqimin tuaj. Ushqimet e kripura bëjnë pjese ne “skuadrën” e celulitit. Një aleate shume i rëndësishëm anticelulit është uji, për këtë arsye dhe për te tjera te mira shëndetësore duhet te konsumoni shume ujë.

Lajme të ngjashme

Back to top button