Limaj: Qeveria po abuzon me shtetin

Në asnjë vend në vendet e BE-së nuk ka qeverisje me pesë zëvendëskryeministra e mbi 40 zëvendësministra. Ky veprim është dhurim i posteve dhe i parave publike në vendin më të varfër të Evropës. Ky është abuzim i skajshëm i pushtetit të marr nga populli – tha Kryetari i Partisë më të re në Kosovë, Nisma, Fatmir Limaj.

Ai këto komente i bëri gjatë e themelimit të Këshillit Iniciues në qytetin e Rahovecit, ku me këtë rast u mbajt edhe një tubim, ku tha se Rahoveci ka potencial të madh bujqësor, por shtoi se ka mungesë investimi strategjik dhe kjo e bllokon për ta kthyer atë në vend eksportues.
“NISMA do ti kushtojë rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit të bizneseve të vogla e të mesme. Për të përkrahur ekonominë tonë, të gjithëve na duhet një sistem energjetik i qëndrueshëm. Energjia është një ndër sektorët që duhet të fuqizohet e mos të bllokohet siç ka ndodhur deri më tani. Koha ka ardhur që secili qytetarë të mendojë dhe reflektojë se a dëshirojmë të vazhdojmë me këtë trend të shkatërrimit të shtetit, të thellimit të krizës dhe varfërisë apo duam ndryshime. NISMA mendon që koha ka ardhur për ndryshime. Prandaj, NISMA është e juaja dhe te gjithë ne duhet të nisemi drejt ndryshimit”, ka thënë në fund Limaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi ka thënë se Nisma për Kosovën ka ardhur në Rahovec për të kërkuar ndryshimin për qytetarin rahovecian, për njeriun tonë kudo që jeton në vendin tonë.

“ Nisma për Kosovën nga ju Rahovecianët kërkon besën për të ndërtuar shtetin e se drejtës me votën tuaj, për fëmijët tanë. Brezi ynë, pesëmbëdhjetë vjet pas lirisë se fituar me sakrifica të shumta, s’ka si mos të ndihemi të pakënaquri me institucionalizimin e lirisë se fituar me gjak. UÇK-në ende nuk po e shohim vlerë të përbashkët kombëtare”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, ky brez ka obligim ta institucionalizoj lirinë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik për shtetin e se drejtës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS, Jakup Krasniqi ka thënë se Kosovës i duhet një Strategji e zhvillimit ekonomik, politika të qarta fiskal që stimulojnë investimet, bizneset dhe janë në shërbim të shtetit social.

Ndërsa kryetari i Nisma për Kosovën në Rahovec, Sadik Krasniqi ka thënë se, qytetaret e Rahovecit për plot 15 vite ende vazhdojnë të kenë zhgënjime për situatën në Kosovën. Sipas tij, edhe Rahoveci është pjesë e kësaj gjendje të rëndë. / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button