Althauzer – Nuhiu: Krijimi i shtetit ligjor është shtylla kryesore për zhvillim

Donacion nga Gjermania i cili përbëhet prej katër automjeteve të markës “Daçia Daster” me vlerë prej 60 mijë eurosh sot mori Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë për nevojat e policisë kufitare.

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu u falënderua për dhuratën dhe theksoi se në intervenimet e deritanishme reformuese në policinë e Maqedonisë, në funksionimin e saj, në pjesën më të madhe janë falë partneritetit me më shumë vende evropiane por edhe nga Ministria Federale e Republikës së Gjermanisë.

“Donacioni i sotëm prej rreth 60 mijë euro dedikuar për përforcimin e kapaciteteve teknike të policisë kufitare me qëllim të funksionimit më të lehtë të saj sipas standardeve bashkëkohore profesionale dhe ballafaqimit më të lehtë me sfidat në luftën kundër kërcënimeve ndërkombëtare dhe krimit ndërkufitar në pajtim me praktikën pozitive të BE-së, theksoi Nuhiu.

Althauzer theksoi se në bisedimin e shkurtër që e kanë pasur me Nuhiun, temë kryesore ka qenë krijimi i shtetit ligjor si shtyllë kryesore për vendin.

Automjetet e dhuruara, sipas ambasadores së RF të Gjermanisë në Maqedoni Kristina Althauzer paraqesin simbol të punës së deritanishëm të frytshme mes të dy vendeve.

“Kjo ndihmë është pjesë nga plani vjetor i cili është dakorduar mes policive tona. Krahas pajisjeve teknike ai gjithashtu përfshin edhe trajnime në më shumë sfera mes të cilave trajnim për kontroll të dokumenteve dhe shoferëve, kontroll kufitar, përpilim dhe analizë dhe siguri në qarkullimin ajror. Këtë vit do të zbatohen gjithsej shtatë trajnime, ndërsa me këtë bashkëpunimi bilateral i policisë kufitare do të vazhdohet dhe intensifikohet edhe në vitin 2017”, tha Althauzer.

Sipas saj, bashkëpunimi mes të dy vendeve i dedikohet edhe këmbimit të rregullt të informacioneve, kontrollit të kufirit dhe bashkëpunimit operues të policisë kufitare të Maqedonisë dhe policisë federale të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button