Reagon Spitali Klinik i Tetovës ndaj akuzave të Lëvizjes BESA

“Spitali Klinik i Tetovës ka vite që pëson ndryshime të një pas njëshme, duke filluar nga objekti i ri dhe pajisja e tij me aparatura të cilat asnjëherë nuk kanë qenë në këtë objekt”, thuhet në reagimin e Spitalit Klinik, pas konferencës së Lëvizjes BESA.

“Sa iu përket mjeteve, të njëjtat janë shfrytëzuar deri në maksimum, ndërkohë për të bindur në këtë, ftojmë anëtarët e lëvizjes BESA që të urdhërojnë në Spitalin Klinik të Tetovës dhe të njihen nga afër me investimet në të. Asnjëherë mjaftueshëm nuk është, por asnjëherë në vendnumëro nuk qëndrojmë. Sinqerisht ju falënderojmë për kujdesin e treguar ndaj institucionit tonë”, thuhet në kumtesën e Shërbimi për Informim të Spitalit Klinik të Tetovës.

LEXO: Lëvizja BESA: Spitali Klinik i Tetovës në sëmundje kronike të paafësisë së menaxhmetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button