Gerti Pashaj, i kërkuari nga drejtësia shqiptare: Dua shtet sherihati,s’jam terrorist (Video)

Gerti Pashaj, një nga personat e shpallur në kërkim nga policia, i cili akuzohet për nxitje të terrorizmit në një intervistë nëpëmjet Skype për emisionin Tonight Ilva Tare ne Ora News ka mohuar të ketë rekrutuar shtetas shqiptarë, për ti dërguar në Siri si luftëtarë. Sipas Pashajt, prokuroria nuk ka asnjë provë për ta inkriminuar atë.

Nga qyteti i Bursës në Turqi, ku deklaron se është aktualisht duke ndjekur studimet e larta, ai pranoi se ka marrë tashmë një avokat për ta përfaqësuar atë.

Gerti Pashaj është i pari në listën e pesë personave që policia shqiptare ka shpallur në kërkim. Në fillim të muajit, 7 persona mbi të cilët rëndojnë të njëjtat akuza u prangosën dhe për ta u dha masa e sigurisë arrest me burg, nga Gjykata e Krimeve të Rënda./ Ora News /

Lajme të ngjashme

Back to top button