Barcelona lider e Ligës në Spanjë

Barcelona e ka mposhtur rivalin lokal, Espanyolin me rezultat 1:0. Skuadra e Tata Martinos ka vuajtur mjaft në këtë ndeshje duke shënuar fitore falë një penalltie të fituar nga Neymar.

Lionel Messi shënoi edhe një penallti të radhës, e cila ishte vendimtare në këtë ndeshje. Messi shënoi në minutën e 77 të ndeshjes nga penalltia duke i sjellë 3 pikët e radhës Barcelonës.

Me këtë fitore, Barcelona rikthehet aty ku ishte në pjesën më të madhe të edicionit duke qenë lidere e La Ligas.
Barca ka 75 pikë aktualisht, dy më shumë se Athletico Madridi dhe 5 më shumë se Reali.

Lajme të ngjashme

Back to top button