“SOS” ka afat 7 ditë që të kërkojë falje, në të kundërtën shumë organizata joqeveritare do ta padisin

Pas konferencës për shtyp, të ashtuquajturës lëvizje “Stop Operacioni Soros” (SOS), të cilët thanë se një rrjet prej dhjetëra organizatave joqeveritare, sipas tyre, kanë ndikuar në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, dje dhe sot nuk ndalen reagimet duke demantuar “SOS-in” se ka shpifur dhe gënjyer me qëllim të prishjes së reputacionit të tyre organizatave qytetare, njofton Portalb.mk.

Shumica prej organizatave, ka kërkuar që SOS të kërkojë falje në afat prej 7 ditëve, në të kundërtën do të ngritin padi penale. Organizatat gjithashtu theksojnë, se pushteti nëpërmjet të ashtuquajturës lëvizje, po kryen trysni ndaj sektorit civil pasi që periudhën e tyre ata ishin më të zëshmit kundër VMRO-DPMNE-së.

Të shtunën, mediat njoftuan se Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po zhvillojnë procedurë hetimore për disa organizata qytetare duke mos nënvizuar se cilat janë ata.   Bëhet fjalë për OJQ që janë financuar nga donatorë të huaj, si p.sh Qeveria e SHBA-së dhe qeveri tjera nga vendet e Perëndimit si dhe fondacioni “Instituti Shoqëria e Hapur”. Lënda, është formuar mes 20 dhe 30 dhjetorit të vitit 2016, pak para mbarimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare apo tre ditë pas kumtesës së VMRO DPMNE-së ku paralajmëroi luftë me sektorin joqeveritar apo “desorosoizim”. Në procedurë parahetimore, sipas njohurve, janë përfshirë shërbime të larta të sigurisë policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button