Maqedoni, rritet numri i personave me depresion dhe skizofreni

Sipas të dhënave nga projekti “Termini im” në kuadër të Dikasterit të shëndetësisë në Maqedoni, vetëm tre mujorin e fundit të vitit të kaluar çrregullimet e shëndetit mendor janë në majë të listës së sëmundjeve, me të cilat përballen qytetarët e vendit. Sipas të statistikave, janë dhënë 20.000 udhëzime të skizofrenisë dhe depresionit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Arben Taravari, neurolog, thotë se rritja e numrit të pacientëve që vuajnë nga depresioni, vjen si pasojë e trysnisë, me të cilën përballet shoqëria në Maqedoni, në njërën anë, për të aplikuar standardet evropiane në të gjitha sferat e jetës dhe, nga ana tjetër, mungesën e kapaciteteve, si financiare, ashtu dhe intelektuale, për t`i aplikuar këto standarde. 
 
“Në të gjithë lëmit, na imponohen tempo ose thënë kushtimisht standarde evropiane, kurse kushtet tona janë shumë larg këtyre standardeve, thjesht, janë ballkanike. Nga këtu lindin dhe frustrimet, do të thotë duam, por nuk mundemi”.
 
“Ky konflikt i asaj që duam apo kemi vendosur si qëllim për ta arritur dhe njëkohësisht nuk kemi mundësi, të gjitha këto krijojnë gjendje të konfliktit ose stresit në aspektin shpirtëror të individit, e që më pas kjo manifestohet në aspekti psikiatrik, po edhe atë neurologjik, e madje dhe atë kardiologjik”, thekson Taravari, drejtor i Neuologjisë në Spitalin e Shkupit.

Sipas Taravarit, nga sëmundjet e shëndetit mendor më të prekur janë personat nga mosha 20 deri 50-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button