Shkupi makineri që nuk ndalet, mundi edhe Tiverinë

Shkupi nuk ka të ndalur, ka vazhduar serinë e fitoreve në sezonin pranveror, duke shënuar fitoren e 5-të me radhë nga 6 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Kësaj radhe para këmbëve të futbollistëve të Shkupit është dorëzuar edhe Tiverija, skuadër kjo që pranoi 3 gola dhe në asnjë moment nuk arriti të rrezikojë portën e kapitenit Suat Zendeli. 
Dario Desniq ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e Shkupit që kur erdhi si përforcim nga Maxhari Solidarnost, e që ky ishte edhe goli i parë në këtë përballje. 

(Momenti kur Dario Desnqi shënoi golin e parë)

Shkupi është treguar skuadër që nuk mbrohet kur shënon, kështu menjëherë pas golit të shënuar nga Desniq, ata vazhduan me sulme të një pas njëshme, ndërsa këtë më së miri e kurorëzoi futbollisti i mesfushës, Besir Demiri.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Shkupi shënoi edhe një gol tjetër, kësaj radhe me anë të Goran Stankovskit, i cili mbetet lider në listën e golashënuesve.

KF Shkupi edhe në këtë ndeshje kishte numër të madh të tifozëve të flaktë “Shvercerat”, të cilët për shkak pezullimit të terrenit në Çair, skuadrën e tyre e përkrahën jashtë shkallëve të stadiumit
Me këtë fitore Shkupi tani ka arritur në kuotën e 37 pikëve, duke tejkaluar në tabelë Vrapçishtin, skuadër kjo e cila pësoi si mysafir në Prilep nga Pobeda Junior me rezultatin 2:1.

Aktualisht Shkupi ndodhet në pozitën e katërt, menjëherë pas Dritës së Bogovinës, që në terren vendas mundi Lokomotivën me rezultatin 4:1. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button