Kryeministri i Irakut: Masa për mbrojtje të interesave kombëtare si kundërpërgjigje ndaj Trumpit

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi ka urdhëruar ndërmarrjen e masave me të cilat vendi i tij do të mbrojë interesat kombëtare, si një kundërpërgjigje ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me ndalesën e përkohshme për hyrje në SHBA të shtetasve nga disa shtete të caktuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Irakut njoftoi se në Bagdad është mbajtur një takim i Këshillit Suprem Kombëtar në të cilin është diskutuar vendimi i Trumpit i cili ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve nga Iraku, Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.

Në njoftimin e qeverisë së Irakut thuhet se në takim është shqyrtuar efekti i vendimit të Trumpit në marrëdhëniet dypalëshe të bazuara në marrëveshjen strategjike nga viti 2008.

Qeveria irakiane nuk ka zbuluar se çfarë nënkupton vendimi i kryeministrit Abadi i cili urdhëroi zbatimin e një sërë masash për të mbrojtur interesat kombëtare të Irakut.

Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad ka thënë se shtetasit irakianë, vizat e të cilëve nuk janë anuluar më parë do të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button