Tuna zbulon dietën e shtatzënisë, ja receta që rekomandon

Dy ditë pasi publikoi një foto nga seti i shtatzënisë së bashku me partnerin e saj, Patrisin, Tuna vazhdon të jetojë e lumtur pritjen e ëmbël. Tani që të gjithë kohën e ka për vete dhe për fëmijën që pritet të vijë në jetë pas disa javësh, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia po ndan me fansat edhe disa nga momentet më të bukura gjatë këtyre ditëve. E kujdesshme për detajet, për atë që do ta ndajë me publikun, por më shumë për atë që do të mbajë për vete, Tuna dita-ditës jep edhe ndonjë sinjal më shumë nga profilet sociale.

Sot, këngëtarja ka postuar një video disa sekonda përmes së cilës tregon se në këtë fazë po tregon kujdes të veçantë edhe për ushqimin. Një libër me këshilla për ushqimet më të mira gjatë muajve të shtatzënisë, por edhe fruta të thata rreth tij, bajame, arra, lajthi.

Duket se këshillat e shkencës, Tuna i ka marrë seriozisht jo vetëm për t’u ushqyer shëndetshëm për vete dhe fëmijën, por në të njëjtën kohë edhe për të mbajtur peshën e saj në ekuilibër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button