Mexhiti: Luftohet për çdo votë të shqiptarit

Deri sonte në mesnatë mërgimtarët kanë mundësi të regjistrohen për votim përmes aplikacionit “Viber” ndërsa nesër dhe zyrtarisht mbyllet procesi i regjistrimit. Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti u bëri thirrje mërgimtarëve ta shfrytëzojnë edhe ditën e fundit për t’u regjistruar në listat e votueseve.

“Meqë regjistrimi determinon nëse do të fitojë deputeti shqiptar apo i palës tjetër, meqë është bërë kampanjë e suksesshme, sensibizlim tek diaspora shqiptare, bëjmë apel që ti mbledhin të gjitha forcat. Luftohet votë për votë. Çdo votë është e rëndësishme dhe mund të jetë përcaktuese se sa do të jenë deputetët shqiptarë. Tani më mijëra mërgimtarë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e prillit”,tha Izet Mexhiti.

Diaspora do të zgjedh 3 deputetë nga tre njësitë zgjedhore SHBA, Evropë dhe Australi në këto zgjedhje parlamentare. 

Lajme të ngjashme

Back to top button