Arifi merr pjesë në gjelbërimin e Tetovës (FOTO)

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot në unazën rrugore afër Ramstore, në dalje të qytetit, do të ndjek nga afër punimet për rregullimin e hapësirave të gjelbra.

Ky aktivitet realizohet nga NPK Tetova, dhe është në kornizat e fushatës gjithëpërfshirëse ekologjike ‘Pranvera e Gjelbër’ të organizuar nga Komuna e Tetovës.

Hapësirat e ngushta të ngelura mes pallateve, qarkoret e vogla të qytetit dhe disa hapësira në periferi që janë të mbuluara nga mbeturinat, përbejnë statistikën zyrtare të Komunës së Tetovës, për hapësirat e gjelbra.

Këto hapësira me përmasa oborresh anekënd qytetit, konvertohen në një sipërfaqe prej 411 mijë metër, hapësira të gjelbra në qytetin e Tetovës.

Arifi tha se në ditët në vijim do të pastrohet edhe rruga e Banjës. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button