Vetëm Stevo Pendarovski ‘flet’ shqip

Disa nga kandidatët maqedonas për president shteti nuk e shohin të arsyeshme që platformat e tyre zgjedhore, billbordet dhe videot reklamuese ti bëjnë edhe në gjuhën shqipe. 

Deri më tani vetëm kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski pothuajse të gjitha materialet i ka edhe në shqip, kurse presidenti aktual dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov dhe ai i Opsionit Qytetarë për Maqedoninë, Zoran Popovski platformat e tyre i kanë vetëm në maqedonisht.  

Analistët vlerësojnë për Alsat-M se me anashkalimin e shqipes kandidatët për president shteti dëshmojnë se nuk janë kandidatë për tu përkrahur nga votuesit shqiptarë pasi që në fillim ata mohojnë votën e shqiptarëve dhe me këtë edhe gjuhën dhe kulturën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button