Tifo grupi ‘Ilirët’ : Nuk garantojmë për sigurinë e Artan Grubit nëse vjen në Kumanovë

Tifo grupi më i madh në qytetin e Kumanovës,”ILIRËT” përmes një komunikate janë kërcënuar dhe kanë dalë kundër kandidimit të Artan Grubit në listën e BDI-së për deputet në zonën numër 2.

Ata janë shprehur se nuk kanë asgjë kundër partisë e cila që nga themelimi i saj Kumanovën e ka si bastion, por shprehin shqetësime për Grubin i cili sipas tyre ishte iniciues për rrahjen që ndodhi në Shkup në ndeshjen mes Shkupit dhe K.F Bashkimit me çka një lojtarë ishte i therur me thikë jete dhe disa tifozë të rrahur rëndë.

“Bëjmë me dije se sulmet fizike dhe ofendimet ekstreme qe i përjetuan tifozët tanë dhe futbollistet e Bashkimit gjate sezonit te kaluar ne Shkup përgjithësisht nga tifozët e K.f. Slloges – Shvercerat janë ende të freskëta, dëmet e së cilave ende janë aktuale. Prandaj, lusim BDI-në, nëse kane respektin minimal mbi shqiptarët e Karadakut të Kumanovës, që në aktivitetet e kësaj partie në trevën tone ta parandalojnë pjesëmarrjen fizike te personit Artan Grubi, njëri ndër fajtoret kryesor për te gjitha incidentet e ndodhura mes dy tifozerive.” Thuhet në kumtesën e tyre.

Për “ILIRET”, Grubi është person non-grata.

“ Për të njëjtin nuk sigurojmë siguri nëse ai paraqitet në Kumanovë dhe Likovë.”thonë Tifo grupi kumanovar “ILIRËT”. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button