fbpx

Gostivar, qeni sulmon një fëmijë gjashtëvjeçar

Një fëmijë gjashtë vjeçar nga fshati i Gostivarit Toplica ka përfunduar ën spital pasi është kafshuar nga një qenë endacak. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme. 

Siç thonë nga policia qeni i është vërsulur fëmijës deri sa ai ishte në biçikletë në rrugët e fshatit. Qeni e ka rrëzuar përtokë dhe e ka kafshuar në këmbën e majtë. 

Fëmija gjatë rrëzimit nga biçikleta ka marr edhe lëndime në fytyrë. Pas sulmit fëmija është dërguar në spital pas çka i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Back to top button