ADN-ja konfirmon se në Rudnicë janë groposur shqiptarë

Rezultati i analizave të kryera nga ekspertët serbë në Beograd ka dalë javën e kaluar. Ato konfirmojnë se në varrezën masive në Rudnicë ka trupa shqiptarësh.

Vitin e kaluar janë nxjerrë mbetjet mortore të katër trupave nga një gropë, mbi të cilën shteti serb kishte ndërtuar një objekt.

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, Prenk Gjetaj, ka konfirmuar rezultatin, shkruan Koha Ditore.

Ai ka thënë se janë njoftuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, por identitetin e të vrarëve ka thënë se nuk e di.

Lajme të ngjashme

Back to top button