fbpx

(VIDEO) Ademi: Listat e BDI-së janë dëshmi e unitetit dhe pjekurisë së BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim dorëzoi sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve listat me kandidatë për deputetë në të gjitha njësitë zgjedhore. Dorëzimi u bë nga Sekretari i partisë dhe drejtues i Shtabit Qendror Zgjedhor, Abdilaqim Ademi i cili vlerësoi se, këto lista janë propozime të unitetit dhe të pjekurisë politike e demokratike të BDI-së. 

BDI është partia që përgatit dhe dorëzon e para listat me kandidatët për deputetë dhe kjo dëshmon se partia e tij është gati për zgjedhje.

“Para disa javësh, Bashkimi Demokratik për Integrim do të inicionte në Parlamentin e Maqedonisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Atëherë ne deklaruam hapur se jemi gati, kurse sot me dorëzimin e këtyre listave ne dëshmojmë se jemi partia e parë në Maqedoni që arriti të përpilojë dhe t’i dorëzojë listat pranë KSHZ-së. Listat e dorëzuara nga BDI janë lista gjithëpërfshirëse, të harmonizuara me të gjitha strukturat por dhe me përfaqësimin rajonal. Janë lista që në përbërjen e saj përfshijnë kuadro që kanë mbajtur mbi supe procese demokratike dhe kombëtare, e që gjithashtu janë dëshmuar. Ne jemi të bindur se kjo listë është lista e së ardhmes, e cila do të jetë udhëheqëse edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar”, tha Ademi. 

BDI do të garojë në të gjitha njësitë zgjedhore, përfshi dhe Njësinë numër katër që përfshin qytete të Maqedonisë Juglindore.

“Ne bëhemi partia e parë politike shqiptare e cila shtrihet në tërë territorin e Maqedonisë. Ashtu siç kemi theksuar se ku ka një shqiptar, një qytetar i cili përkrah konceptin dhe idenë tonë, ne do të jemi aty. Prandaj, këtë radhë ne do të garojmë edhe në Njësinë nr. 4”, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button