Thohir: Arbitrat? Nuk e di nëse duhet të qaj apo të qesh!

Eric Thohir zbuloi disa detaje të takimit që pati me trajnerin Walter Mazzarri dhe drejtuesit të tjerë të rëndësishëm zikaltër.

Manjati indonezian siguroi se tema e diskutimit është përqendruar për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe për mundësinë për të afruar partner të rinj financiarë, me qëllim respektimin e Fair-Play-t financiar të kërkuar nga UEFA, transmeton Supersport.

“Kemi biseduar për planifikimin e vitit të ardhshëm, që është shumë i rëndësishëm, sepse unë dhe Mazzarri kemi të njëjtin vizion. Në ndeshjet e mbetura duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë, por duhet të vendosim objektivat për të ardhmen. Nuk duhet të gabojmë me lojtarët që do të kemi në organikë”.

Nuk mund të mungonte një koment i presidentit ziklatër për gabimet arbitrale në dëm të Interit.

“Ç’medoj për arbitrat? Nuk di ç’të them, nëse më duhet të qesh apo të qaj. Duhet ta përballojmë realitetin, edhe pse jemi në këtë situatë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button