BDI në njësinë katër garon me Nexhati Jakupin

Në njësinë zgjedhore numër katër e cila sipas ndarjes në territore përfshin qytetet e Maqedonisë Juglindore ku numri i shqiptarëve është shumë i vogël, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me Nexhati Jakupin.

Me Jakupin, BDI bëhet partia e parë shqiptare e cila garon në këtë njësi. BDI thotë se është e interesuar të përfaqësojë secilin shqiptar në Maqedoni.

Jakupi është ish ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit Jetësor.

Lajme të ngjashme

Back to top button